Mustafa: Lajmi për UNESCO është shumë premtues
Prishtinë, 12 tetor - Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa ka thënë së lajmi i sotem nga Parisi, se Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s ka përfshirë në rendin e dites kandidimin e Kosovës për anëtarësim, është shumë premtues.
Kosova ka punuar shumë për ketë me shumë vende mike, është punuar shumë në New York, në Paris dhe në qendra të tjera botërore, që vendi ynë të anëtarësohet në ketë agjenci të OKB-së.
Lajmi i sotem është një konfirmim i gëzueshëm se integrimi i Republikes se Kosovës në organizata ndërkombetarë është një proces i cili ka marr hov dhe i pandalshem.
Qeveria dhe në veçanti MPJ, e cila ishte shumë e sukseshme në ketë proces, do te vazhdojë edhe me tutje lobimin e fuqishem.