16 Janar 2025

Mustafa: Kroacia partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës

Prishtinë, 23 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq.
 
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe progresin që po arrihet në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane si dhe proceset tjera.
 
Duke e falënderuar ish-presidentin Mesiq për kontributin e dhënë për Kosovën gjatës kohës sa ka qenë president, sidomos pas shpalljes së pavarësisë në fuqizimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral me Kroacinë.
 
“Republika e Kroacisë ka dhënë mbështetje të madhe për Kosovën duke qenë partner i rëndësishëm në rrugën e konsolidimit dhe të forcimit të shtetësisë”, tha kryeministri Mustafa.
 
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, vlerësoi lartë progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e tij të mëtejshme për Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)