22 Janar 2025

Mustafa: Kosova synon anëtarësimin në Kombet e Bashkuara

Prishtinë, 24 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në takimin për lansimin e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë.

Në këtë ngjarje, morën pjesë përfaqësues nga institucionet e Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë Koordinatorin për Zhvillim të OKB-së, përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, përfaqësues të donatorëve, ambasadorë  dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, kryeministri Isa Mustafa theksoi se për Republikën e Kosovës objektivat zhvillimore janë tepër të rëndësishme, sepse Kosova e ka prioritet qendror zhvillimin më të shpejtë ekonomik dhe social.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, tha se ky vit shënon një përvjetor të rëndësishëm të hyrjes në fuqi të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke theksuar synimin e Republikës së Kosovës që të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara, dhe që së bashku me të gjitha shtetet dhe popujt e tjerë të botës, të realizojë objektivat e këtij mileniumi dhe të ndërtojë zhvillimin e përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)