Mustafa: Kosova po e thellon bashkëpunimin me NATO-n
Prishtinë, 19 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim zëvendësndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, John Manza.
\"Mustafa dhe Manza kanë biseduar për procesin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Kosovës, si dhe për zhvillimet tjera aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë\", thuhet në një komunikatë të Zyrës së Kryeministrit.
Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa theksoi rolin e rëndësishëm si dhe besimin që gëzon KFOR-i në Kosovë.