18 Janar 2025

Mustafa: Kosova ka shënuar progres në të gjitha aspektet

Prishtinë, 19 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim përfaqësuesin special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin.

Kryeministri Mustafa, gjatë takimit, theksoi progresin e gjithanshëm që po arrihet në Kosovë.

Duke vlerësuar përkrahjen e Kombeve të Bashkuara në fazat e mëhershme, kryeministri Mustafa theksoi avancimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës dhe angazhimin që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, foli për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e demokracisë si dhe për integrimin e plotë të komuniteteve jo shumicë në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës. 

Gjatë takimit, u bisedua edhe për raportimin tre mujor në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për progresin e shumanshëm që është arritur në Kosovë në të gjitha aspektet.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)