21 Janar 2025

Mustafa: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 9 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku,  kanë takuar sot ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Temë e takimit ka qenë përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave.

Kryeministri Mustafa dhe ministri Çollaku kanë njoftuar të pranishmit se Kosova në tërësi i ka përmbushur kriteret teknike për liberalizimin e vizave dhe se Kosova pret që BE-ja të marr vendimin e premtuar politik, i cili do të rekomandonte që nga viti i ardhshëm edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)