Mustafa: Kosova e përkushtuar për zbatimin e kritereve për viza
Prishtinë, 8 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në takimin e pestë plenar të Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit.
Në takim, ku ishin të pranishëm edhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Jean Eric Paquet, ministra, deputetë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore e evropiane, kryeministri Isa Mustafa theksoi se Marrëveshja për Stabilizim Asociim do të shërbejë si themel i procesit integrues të Kosovës dhe mundësi për zhvillim ekonomik.
Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, kryeministri Mustafa vlerësoi përkushtimin e madh të të gjitha institucioneve të Kosovës për zbatimin e kritereve nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave, si dhe zbatimin e rekomandimeve të misioneve vlerësuese të Komisionit Evropian, duke shprehur besimin që vlerësimet e fundit të jenë pozitive dhe që Kosova më në fund të marr rekomandimin për liberalizimin e vizave.