Mustafa: Kosova e përkushtuar në rrugën eurointegruese
Prishtinë, 19 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtoratin për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim, Genoveva Ruiz Calavera.
\"Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe përkushtimin e Kosovës në rrugën integruese evropiane\", thuhet në një kumtesë për shtyp të Zyrës së Kryeministrit.
Bëhet e ditur se temë e bisedës ishte edhe Samiti i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Trieste.