20 Janar 2025

Mustafa: Koha është të mendojmë mbarë dhe të ndihmojmë Kosovën

Prishtinë, 5 mars - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se askush nuk është duke biseduar dhe në asnjë procedurë nuk është themelimi i Komunës së Prilluzhës.

Mustafa në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se shkrimet për kinse themelimin e Komunës së Prilluzhës, është një sajesë e radhës për të destabilizuar vendin.

Postimi i plotë i Mustafës në “Facebook”

Sot është një ditë e përkujtimit të heroizmit të familjes Jasharaj. Ditë që dëshmon sakrificën e shumë njerëzve dhe gjeneratave për liri. Po e shfrytëzoj edhe këtë ditë të madhe tu garantoj se ajo cfarë po thuhet dhe po shkruhet për kinse themelimin e Komunës së Prilluzhës, është një sajesë e radhës për të destabilizuar vendin.

Askush nuk është duke biseduar dhe në asnjë procedurë nuk është themelimi i Komunës së Prilluzhës, siç po trumbetohet në disa media dhe nga disa individ. 

Ne kemi nevojë ta ndërtojmë dhe zhvillojmë këtë shtet, e jo që çdo ditë të sajojmë nga një rast të ri për të shqetësuar qytetarët dhe për ta destabilizuar vendin. Do të sqarohet pikë për pikë kufiri me Malin e Zi. Sqarimi do të bëhet në mënyrë profesionale dhe në harmoni me vijën kufitare që më 31 dhjetor të vitit 1988 e ka pasur Kosova, atëherë si krahinë, me Malin e Zi, si republikë.

Nëse del se është bërë gabim, do të kërkohet përgjegjësi. Por nëse vërtetohet se çdo gjë është e saktë dhe se kufiri është aty ku ka qenë, atëherë duhet të përgjigjen ata që e than të pavërtetën. I garantoj qytetarët tanë se asnjë metër e territorit të Kosovës nuk do t’i epet Malit të Zi dhe as që ka interesim të Malit të Zi të merr tokë nga Kosova.

Për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe do të veprohet ashtu siç Gjykata Kushtetuese e ka interpretuar marrëveshjen. Ftoj të gjithë akterët politik të pushojmë të sajojmë raste për të destabilizuar vendin. Koha është të mendojmë mbarë dhe të ndihmojmë që ky vend të merr drejtimin e duhur. Vetëm kështu i respektojmë ata që u flijuan për Kosovën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)