22 Janar 2025

Mustafa: Koalicioni me PDK-në i vështirë por s'kishte rrugë tjetër

Prishtinë, 10 dhjetor - Kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë së qeveria e tij do të jetë e përkushtuar për zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit por edhe vazhdimin e bisedimeve me Beogradin, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe çdo forme të ekstremizmit.

Në intervistën dhënë  Zërit të Amerikës kryeministri Mustafa tha se koalicioni me Partinë Demokratike ishte vendim i vështirë, por u bë i domosdoshëm për çuar në vend vullnetin e  qytetarëve të shprehur në votë dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

\"Mendoj që do të funksionojë mirë. Mendoj që kemi krijuar raporte konstruktive dhe pozitive sa i përket synimeve tona themelore të qeverisjes së vendit. Kemi punuar mjaft gjatë në një program qeverisës i cili përfshinë fusha të rëndësishme për ne.\"

\"Por, i cili ngërthen orientimet gati të njëjta të LDK-së dhe PDK-së, si në sferën e zhvillimit ekonomik, në sferën e forcimit të shtetit ligjor, në sferën e integrimeve evropiane, të partneritetit ndërkombëtarë dhe po ashtu edhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që është një sfidë shumë e rëndësishme për ne, por edhe të gjitha ekstremizmave të tjerë\", theksoi Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)