19 Janar 2025

Mustafa kërkon që zgjedhjet të mbahen në qershor

Prishtinë, 25 shkurt - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, është shprehur se do të bëjë gjithçka që zgjedhjet parlamentare të mbahen në qershor.

Mustafa ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se institucionet qeverisëse të Kosovës janë bërë të paqëndrueshme dhe nuk e kanë shumicën legjitime.

“LDK-ja do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet që zgjedhjet të mbahen deri në qershor, sepse institucionet qeverisëse të vendit janë bërë të paqëndrueshme dhe nuk kanë shumicë legjitime. Do të punojmë që zgjedhjet të jenë mirë të organizuara, të jenë të vëzhguara nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe vendorë, në mënyrë që të rezultojnë legjitime”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij.

Ai gjithashtu shprehet se LDK do të bëjë koalicione me ato parti politike që sigurojnë ndryshime pozitive në zhvillimin ekonomik të vendit dhe forcimin e shtetit ligjor.

“Koalicionet do t’i bëjmë me ato subjekte me të cilat do të sigurojmë ndryshime pozitive dhe të domosdoshme në zhvillimin ekonomik, në forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër korrupsionit dhe reformat e nevojshme strukturore. Unë do ta respektoj opinionin e anëtarësisë dhe qytetarëve për qeverisjen që i nevojitet këtij vendi në këto momente. LDK-ja nuk bën marrëveshje të fshehta”, shprehet Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)