04 Maj 2025

Mustafa kërkon përkrahjen e mëtejme të Italisë

Prishtinë, 8 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Andrea Orizio.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik e integrime evropiane.

Kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e Italisë, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Duke folur për hyrjen në fuqi të MSA-së, kryeministri Mustafa kërkoi mbështetjen e Italisë edhe në proceset tjera integruese evropiane, duke përfshirë liberalizimin e vizave.

Drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Andrea Orizio, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Italisë.


Gjatë takimit u bisedua edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë dhe rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)