22 Janar 2025

Mustafa kërkon ligj të veçantë për “Trepçë”-n

Prishtinë, 19 janar - Deputetët ishin mbledhur sot në seancë për të diskutuar për ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, por kryeministri Isa Mustafa doli në foltoren e Kuvendit për ta dhënë një propozim tjetër.

Kryeministri Mustafa ka propozuar që për “Trepçë”-n të bëhet një ligj i veçantë, ndërsa ka kërkuar nga Kuvendi që të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme në orën 14:00. “Objektivi ynë është që ‘Trepça’ të punojë pa asnjë problem në të ardhmen. Falimentimi i ‘Trepçë’-s nuk është në interes të qytetarëve të Kosovës, prandaj duhet të parandalohet kjo procedurë”, ka thënë Mustafa, duke nënvizuar se obligimet kreditore të “Trepçë”-s sillen deri në 1.4 miliard euro. “Kërkojmë që të mos shqyrtohet kjo pikë në mënyrë që ne si qeveri të punojmë sot dhe të vijmë nesër në Kuvend për të diskutuar”, ka thënë ai.

Në anën tjetër kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar shefat e grupeve parlamentare që të takohen në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit për të vendosur, nëse do të mbahet seancë në orën 14:00, ashtu siç ka kërkuar kryeministri Isa Mustafa.

Kabineti qeveritar në orën 11:30 është mbledhur për herën e dytë për të diskutuar për ndërmarrjen “Trepça”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)