Mustafa kërkoi përkrahjen e Estonisë në proceset eurointegruese
Prishtinë, 15 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Estonisë, Eve-Kulli Kala.
Kryeministri Mustafa, pasi e falënderoi për mbështetjen që Estonia ka dhënë për Kosovën, e njoftoi për të arriturat në shumë fusha të jetës dhe proceset aktuale në Kosovë.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke kërkuar përkrahjen e Estonisë në proceset eurointegruese.
Ambasadorja e Estonisë, Eve-Kulli Kala, çmoi progresin në Kosovë duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Estonisë.