17 Janar 2025

Mustafa kërkoi mbështetje nga Partia Popullore Evropiane

Prishtinë, 8 korrik - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, akademik Isa Mustafa, priti një delegacion të Partive Popullore Evropiane, të përbërë nga Christophe Barbellay, kryetar i Partisë Demokristiane të Zvicrës dhe Patrich F. P. Voller, Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Partinë Popullore te Austrisë.

Në takim u bisedua për rrjedhat në LDK dhe në Kosovë përgjithësisht, për problemet me keqqeverisjen, ngecjen e reformave në administratën publike dhe probleme të tjera me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Kryetari Mustafa i ka njoftuar mysafirët me përgatitjet që po bën LDK-ja për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, si dhe ka kërkuar mbështetje dhe ekspertizë nga EPP-të.

LDK-ja që nga viti i kaluar është anëtare e EPP-ve, duke u bërë kështu partia e parë kosovare që i bashkohet familjes më të madhe politike në BE dhe në Evropë përgjithësisht.

Që nga anëtarësimi në EPP, kryetari Mustafa ka marrë pjesë disa herë në Samitet e Liderëve, në të cilat e ka përfaqësuar LDK-në dhe ka zhvilluar aktivitet të gjerë lobues në funksion të forcimit të pozicionit ndërkombëtar Republikës së Kosovës.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i PSHDK-së, z. Ukë Berisha, si dhe Lazër Ukgjini, nënkryetar i PSHDK-së, subjekt ky partner i rëndësishëm dhe i përhershmë i LDK-së, me orientim të djathtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)