Mustafa kandidat i LDK-së për Prishtinën
Prishtinë, 4 shtator - Isa Mustafa është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Prishtinës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Lajmin e ka konfirmuar në një konferencë për medie, sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.
Mustafa përballë në këtë garë do ta ketë, Agim Çekun (PDK), Besnik Tahirin (AAK), Shpend Ahmetin (VV) dhe Valon Muratin (LB).