Mustafa i sigurt se këto zgjedhje do t'i fitojë LDK
Prishtinë, 21 mars - Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosovës është shprehur shumë i sigurt se këto zgjedhje do t'i fitojë LDK dhe po sipas tij do t'i lë mbrapa shumë parti, duke u bazuar kështu në rezultatet e fundit të zgjedhjeve komunale.
"Nëse i fitojmë zgjedhjet me askënd nuk do të bëjmë pazar për pozitën e kryeministrit, ka thënë Mustafa.
Mustafa, i cili në Këshillin e Partisë së tij, njëzëri është emëruar si kandidatë për Kryeministër, po ashtu është shprehur i sigurt së do të arrijë në atë pozitë.
Në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosovë, kreu i LDK-së, ka thënë se nuk do të bëjë Pazar me askënd për pozitën e Kryeministrit.
Nëse ne i fitojmë zgjedhjet nuk do të jetë asnjë kompromis për kryeministër. Nëse i fitojmë zgjedhjet me askënd nuk do të bëjmë pazar për pozitën e kryeministrit, ka thënë Mustafa.