21 Janar 2025

Mustafa i gatshëm të bisedoj me opozitën, por pa kushte

Prishtinë, 4 dhjetor - Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se është i gatshëm të bisedoj me opozitën, por pa kushte dhe ultimatume.

Mustafa ka shprehur gatishmërinë për të biseduar me liderët opozitarë.

Ai ka thënë se ky dialog me opozitën mund të bëhet vetëm brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës dhe pa kushte.

Mustafa në një intervistë për ‘Epokën e Re’ ka deklaruar se marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin nuk mund të negociohen.

Ai ka thënë se me veprimet e opozitës ka rrezik të dëmtohet procesi i liberalizimit të vizave.

Gjithashtu, sipas tij, me këto veprime do të frikësohen edhe investitorët e jashtëm. E gjithë kjo, sipas Mustafës, po u faturohet qytetarëve të Kosovës.

Ai ka folur edhe për vizitën e Sekretarit Amerikan John Kerry, duke thënë se porositë që ka dhënë ai kanë qenë të qarta për të gjithë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)