Mustafa heq dorë nga kryeparlamentari, synon Presidencën
Prishtinë, 1 nëntor - Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, përfundimisht ka hequr dorë nga ambiciet për tu ulur në kolltukun e kryeparlamentarit, duke u fokusuar që në bashkëpunim me partitë e Bllokut fillimisht ta formojnë Qeverinë e më pas të zgjidhet edhe president i vendit.
Një vendim të tillë Mustafa e ka marrë, pasi që, tanimë, është bindur se Kushtetuesja ia ka pamundësuar këtij koalicioni ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, duke e njohur PDK-në si grupin më të madh parlamentar dhe të cilës i takon edhe kryetari i Kuvendit.
/Zëri/