Mustafa: Hashim Thaçi do të jetë president i Kosovës
Prishtinë, 21 dhjetor - Kryeministri i Kosovës, ka deklaruar se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, do të bëhet president i Kosovës.
Sipas tij LDK-ja do ta respektojë marrëveshjen e bërë me PDK-në dhe me këtë Hashim Thaçi do të jetë president i vendit, ka thënë kryeministri Mustafa, gjatë përurimit të segmentit të rrugës nacionale N2, Prishtinë-Mitrovicë
Sipas tij Qeveria i ka përmbushur të gjithë kriteret për liberalizimin e vizave.
Të gjitha kriteret janë përmbushur, por ka pjesë të rekomandimeve të papërmbushura, pasi BE-ja ka dhënë rekomandime dhe jo kritere, ka thënë kryeministri Mustafa.