Mustafa: Hakmarrjen ta ruajnë me vota në zgjedhje
Prishtinë, 19 tetor - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është i gatshëm të dialogojë me opozitën në Kuvend. Ai ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje!, AAK-ja dhe Nisma janë duke bërë një opozitarizëm të pakuptimtë, që nuk përkon me demokracinë.
Është jodemokratike tia mohosh kryeministrit të drejtën e fjalës në parlament, tua pamundësosh deputetëve ti ushtrojnë detyrat e deputetit. Aksionet e dhunshme dhe të rrezikshme për jetën e deputetëve janë jokushtetuese dhe joligjore. Ato rrënojnë vlerat e demokracisë dhe krijojnë kushte potenciale për konflikte të brendshme, ka thënë Mustafa në këtë intervistë për Epokën e re. Ai u ka bërë thirrje Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt mos të bëhen pjesë e shkatërrimit të institucioneve. Këtë nuk duhet ta lejojnë as Ramushi e as Fatmiri, se kanë luftuar dhe sakrifikuar rrastë për këtë vend, është shprehur Mustafa.
Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, ai thotë se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje. Dorëheqja është sinonim i dështimeve, ka thënë Mustafa. Sipas tij, koalicioni është stabil dhe nuk ka nevojë as për qeveri teknike e as për zgjedhje të reja. Qeveri teknike kërkojnë disa dështakë, që nuk e dinë çfarë dëshirojnë. Vendimet e këtij viti nuk janë vendime të qeverive teknike. Ato janë vendime të koalicioneve të forta dhe të qëndrueshme. Zgjedhjet do të ndodhin në vitin 2018, ka deklaruar kryeministri Mustafa.
I pyetur nëse këto veprime të opozitës po ndodhin tash si hakmarrje për largimin e tij nga marrëveshja e koalicionit të ashtuquajtur VLAN, Mustafa ka thënë se hakmarrja mund të përdoret në kohën e zgjedhjeve. Sa i përket hakmarrjes, ata mund të më hakmerren me vota në zgjedhje, sepse institucionet më të larta shtetërore nuk janë arena të hakmarrjeve, por të dialogut dhe të rivalitetit politik, është shprehur Mustafa. Ndërkaq duke folur për liberalizmin e vizave, kryeministri Mustafa ka thënë se Kosova i ka plotësuar pothuajse të gjitha kriteret. Shpresoj shumë, se më së largu në dhjetor të këtij viti do të caktohet data se kur do të aplikohet liberalizimi në vitin 2016, është shprehur ai.
Mustafa ka shtuar se Qeveria të cilën e drejton është duke punuar me përkushtim edhe për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërsa sa i përket transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, ka bërë me dije se tashmë janë shtuar bisedat me faktorët ndërkombëtarë, me SHBA-në dhe BE-në. Ajo çfarë kërkohet nga ne, është të punojmë me përfaqësuesit e grupeve joshumicë në parlament, sidomos me serbët, për ti siguruar votat për ndryshimet e nevojshme kushtetuese, ka deklaruar kryeministri Mustafa.
Ai ka paralajmëruar se do të ketë edhe një vlerësim të të gjitha ministrive. Me partnerin kryesor të koalicionit, PDK-në, jemi marrë vesh që pas një viti ta vlerësojmë performancën e të gjitha ministrive. Atje ku vlerësojmë do të bëjmë ndryshime, ka thënë Mustafa, i cili në këtë intervistë ka folur edhe për deklaratën që e kishte postuar në profilin e vet në Facebook në raport me liderin e AAK-së.