19 Janar 2025

Mustafa: Gratë e Kosovës më meritoret për lirinë dhe pavarësinë

Prishtinë, 8 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, vendosi buqetë lulesh në Memorialin Heroinat në Prishtinë.

Kryeministri Mustafa ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për të gjitha gratë të cilat me përkushtimin më të madh kanë punuar dhe janë flijuar për Kosovën.

Duke theksuar faktin se edhe Memoriali Heroinat u kushtohet grave të cilat punuan dhe u flijuan për Kosovën, kryeministri Mustafa vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të grave kosovare për ardhmërinë, për gjeneratat e reja, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Erdhëm së bashku me gratë veprimtare dhe deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, anëtare të kabinetit qeveritar, të vëmë lule tek simboli i Heroinave të Kosovës, grave të cilat me përkushtimin më të madh kanë punuar për Kosovën, të cilat janë flijuar për Kosovën, të cilat si trashëgimi të tyre kanë lënë ardhmërinë për gjeneratat e reja në Kosovë, kanë lënë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, një hapësirë në të cilën njerëzit e Kosovës mund të jetojnë shumë më mirë”, tha kryeministri Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka falënderuar nënat dhe gratë shqiptare të cilat si krijuese të jetës, janë shprehje e emancipimit dhe kultivimit të shoqërisë duke theksuar se ato meritojnë shumë më shumë në këtë shoqëri sesa që deri më tani iu është ofruar.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama, u shpreh krenare që Memoriali Heroinat tashmë është kthyer në pikë reference për të nderuar gratë e Kosovës.

“Jam jashtëzakonisht krenare që Memoriali Heroinat tashmë është kthyer në pikë reference për të nderuar të gjitha gratë e Kosovës, çdo ditë të tyre, veçanërisht Ditën e 8 Marsit, që është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Është pikë reference, sepse kontributi i grave në Kosovë është i jashtëzakonshëm në të gjitha fushat. Do të vazhdojë ta theksoj në mënyrë të vazhdueshme, shoqëria duhet të jetë shumë më mirënjohëse për punën dhe aktivitetin e tyre”, tha Lama.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)