16 Janar 2025

Mustafa: Gjithherë nderim heronjve që dhanë jetën për shtetin e Kosovës

Prekaz, 17 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në 9 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial i Familjes Jashari në Prekaz.

I shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, kryeministri Mustafa ka theksuar se në ditë të rëndësishme si kjo, gjithherë do të kujtohen njerëzit që dhanë jetën për shtetin e Kosovës.

“Sot kemi një ditë të madhe të shënimit të 9 vjetorit të Pavarësisë, në të cilën kujtojmë të gjithë ata që u flijuan për shtetin e Kosovës, u flijuan për lirinë, para së gjithash Familjen Jashari, të cilës sot i bëjmë nderime, një familje e cila u sakrifikua për shtetin e Kosovës dhe atë që po e gëzojmë, për vënien e themelit të këtij shteti.\"

\"Ne gjithherë do të kemi parasysh luftëtarët e lirisë, do të kemi parasysh të gjithë ata që e shterën mendjen e tyre dhe dhanë jetën e tyre për shtetin e Kosovës në mënyrë që vlerat të cilat do t’i ndërtojmë tani dhe në të ardhmen, të jenë vlera që ata i kultivuan në Kosovë dhe do t’i kultivojmë në të ardhmen me gjenerata të reja”, tha kryeministri Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)