Mustafa: EULEX-i edhe Qeveria të japin përgjigje për përgjimet
Prishtinë, 30 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se përgjimet të cilat janë bërë, tregojnë se në Kosovë për fat të keq çdo njeri mund të përgjohet. Ai tha se për këtë duhet të japin përgjigje EULEX-i dhe Qeveria.
Çdo njeri mund të përgjohet, edhe kur se ke privatësinë edhe si ke kushtet që ta ruash pozitën zyrtare. Është mirë që edhe EULEX-i edhe Qeveria të japin përgjigje për këtë.\"
\"Për neve është mjaft shqetësuese, shqetësues është fakti i gjuhës që përdoret dhe shqetësues është fakti i përgjimit. Në si LDK kemi dhënë për një kohë të gjatë vërejtjet tona se ne po zhvillojmë një shtet policor në Kosovë, theksoi Mustafa.