22 Janar 2025

Mustafa e Thaçi bashkë në Bruksel

Prishtinë, 23 dhjetor - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk do të jetë i vetmuar në Bruksel përballë kryeministrit serb Aleksander Vuçiqit.

Me rastin e rifillimit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Mustafa do ta ketë afër edhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçin, i cili deri para zgjedhjeve të 8 qershorit ka drejtuar dialogun politik.

Lajmin e ka bërë me dije për “Epokën e re” një burim i mirinformuar brenda Qeverisë së Kosovës.

“Pjesë e ekipit të kryeministrit Isa Mustafa, në bisedimet e dialogut politik me Serbinë në Bruksel, do të jetë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, javën e kaluar ka zhvilluar një takim në Bruksel me zyrtaren e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e cila ka paralajmëruar se takimi i ardhshëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksander Vuçiq, i ndërmjetësuar nga ajo, do të mbahet në muajin janar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)