18 Janar 2025

Mustafa e Selimi s’i binden Antikorrupsionit

Prishtinë, 20 korrik - Qeveria nuk i është bindur gjetjes së Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) përkitazi me konfliktin e interesit të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili njëkohshëm ushtron dy funksione.

Selimi nuk ka hequr dorë nga asnjëri funksion e kryeministri Isa Mustafa vazhdon ta tolerojë këtë situatë, shkruan sot Koha Ditore.

Gati tre muaj më parë kreu i Qeverisë e pati emëruar Selimin në pozitën e koordinatorit nacional në Zyrën për Sfidat e Mijëvjeçarit, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e granteve qindramilionëshe të agjencisë qeveritare amerikane, Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).

Vendimi ia mundëson Selimit që njëkohshëm të mbajë edhe pozitën e zëvendësministrit në Qeveri. Po kështu, edhe që të realizojë dy lloj të ardhurash nga buxheti i shtetit.

Por Agjencia Kundër Korrupsionit ka konstatuar se “këto dy funksione nuk mund të ushtrohen njëkohësisht për shkak se ekziston konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik”.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)