Mustafa e Limaj, bisedojnë për zgjedhjet
Prishtinë, 3 mars - Në vazhdën e takimeve me liderët e subjekteve politike, me qëllim bashkërendimin e veprimeve për përgatitjen për zgjedhjet e përgjithshme, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u takua me kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Në takim u bisedua për ecurinë e veprimeve të mëtejme deri në zgjedhjet e përgjithshme. Të dy kryetarët u dakorduan që subjektet politike dhe institucionet duhet të punojnë me përkushtim që zgjedhjet të jenë të përgatitura mirë, të drejta dhe demokratike.
Po ashtu, kryetari i LDK-së dhe ai i Nismës për Kosovën u pajtuan që të nga të gjitha subjektet politike të ndiqet një agjendë e përbashkët e veprimeve.