Mustafa e Klinaku diskutojnë për zgjedhjet e përgjithshme
Prishtinë, 10 mars - Kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, sot është takuar me Kryetarin e Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku.
Takimi është zhvilluar në vazhdën e takimeve të Kryetarit Mustafa me liderët e subjekteve politike.
Kryetari i LDK-së dhe Kryetari Klinaku, kanë biseduar për proceset politike në Kosovë, me theks të veçantë përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme. Të dy kryetarët biseduan për zhvillimet aktuale dhe për reformën zgjedhore.
Mustafa rikonfirmoi orientimin e LDK-së se koha më optimale për mbajtjen e zgjedhjeve është Qershori, deri sa z. Klinaku shprehu shqetësimin e tij për pragun e lartë zgjedhor.
Të dy Kryetarët u dakorduan që të vazhdonjnë kontaktet në funksion të rritjes së bashkëpunimit mes dy subjekteve politike.
Kryetari i LDK-së po angazhohet për unifikimin e veprimeve, në shërbim të një procesi të përgatitur mirë dhe në shërbim të zgjedhjeve të rregullta, të ndershme dhe demokratike.