Mustafa e Jahjga bën homazhe para varrit të Adem Jasharit
Në një deklaratë bërë me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha:
Kemi ardhur sot këtu, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, që, së bashku me kryeministrin, t\'i shprehim nderimin tonë institucional dhe njerëzor për të gjithë veprimtarinë, për të gjithë kontributin dhe sakrificën që kanë dhënë të gjithë këta luftëtarë, veprimtarë dhe atdhetarë, për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, që ne sot të jemi një vend i lirë, që të jemi një shtet i pavarur, një shtet demokratik, një shtet sovran, i cili ka një perspektivë të qartë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.
Ndërsa pas homazheve, në një deklaratë për media, kryeministri Mustafa theksoi se Familja Jashari është simbol i lirisë, i rezistencës dhe i paqes.
Sot, në këtë ditë të pavarësisë, në përvjetorin e madh, jemi së bashku me Presidenten për tu bërë nderimet luftëtarëve të lirisë, Familjes Jashari, simbolit të rezistencës.\"
\"Një familje e cila dha shumë për lirinë, pavarësinë, e cila mbetet simbol jo vetëm i lirisë dhe i rezistencës, por edhe simbol i paqes, tha kryeministri Isa Mustafa.