Mustafa e Braathu bisedojnë për vazhdimin e bashkëpunimit
Prishtinë, 2 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ambasadori Braathu kanë biseduar për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë, për bashkëpunimin ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
Kryeministri Mustafa dhe ambasadori Braathu po ashtu kanë biseduar për vazhdimin e përkrahjes së shtetit norvegjez për proceset në Kosovë.
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, ka uruar kryeministrin Mustafa për detyrën e re në udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.