Mustafa dyshon se Serbia ka vullnetin për të zbatuar marrëveshjen
Prishtinë, 21 gusht - Kryetari i LDK-së ka theksuar se organizimi i ri territorial në Kosovë, është një rezultat i bisedimeve të Vjenës në vitin 2005-06, për statusin politik të Kosovës.
Aty është insistuar shumë që të bëhet një organizim i ri territorial, në mënyrë që në territoret ku janë shumica serbe e popullatës të themelohen komuna të reja, për tiu mundësuar atyre që të qeverisin në ato komuna, tha ai.
Sipas tij, problemet më të mëdha tani i kemi me veriun e vendit, në katër komuna.
Është bërë tani një marrëveshje, janë bërë disa hapa që të integrohet ajo pjesë e vendit. Edhe përkundër asaj që ka pasur deklarata se ne po ushtrojmë sovranitetin, praktikisht institucionet e Kosovës në veri nuk kanë ushtruar kurrfarë sovraniteti, tani del se atje ka qenë edhe Policia e Serbisë dhe organet e Qeverisë së Serbisë të instaluara, tha ai.
Sipas Mustafës, ky është një proces mjaft i vështirë. Problemi qëndron se ne nuk kemi ndonjë alternative tjetër më të mirë të zgjidhjes së këtij problemi jashtë dialogut dhe jashtë marrëveshjes për të cilën kemi përkrahjen BE-së dhe SHBA-së.\"
\"Në Kuvend është aprovuar edhe ligji për amnistinë, që amniston disa vepra që janë kryer në pjesën veriore të vendit, në mënyrë që të mos frikësohen njerëzit se nëse nesër ata pranojnë sovranitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës, pastaj menjëherë do të hapet procedurë penale për veprat që ata i kanë kryer, tha ai.
Mirëpo, ne gjithmonë dyshojmë që Qeveria e Serbisë ka vullnetin për të zbatuar marrëveshjen për të cilën ata në tavolinë janë pajtuar. Ne kemi përvoja që gjithmonë pajtohen, por kur vjen te procesi i realizimit është vështirë ët realizohen, theksoi kryetari i LDK-së.