Mustafa, do të takohet presidentin e Komisionit Evropian
Prishtinë, 25 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, do të udhëtojë për Bruksel, ku të mërkurën do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Gjatë takimit, do të bisedohet për procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset tjera integruese evropiane të Republikës së Kosovës.