Mustafa: Do të kandidoj për Kryetar të LDK-së
Prishtinë, 20 maj - Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka folur edhe për punët që po behën në LDK. Ai ka thënë se zgjedhjet në këtë parti janë duke shkuar mirë.
Derisa e ka thënë edhe zyrtarisht se do të kandidoj për kryetar të kësaj partie.
Siç ka thënë Mustafa këtë kandidaturë ia lejon edhe pozita qe e ka tani në krye të qeverisë.
\" Është praktikë që kryeministri të jetë edhe drejtues i partisë që i përket. Kjo është edhe marrëveshje politike\", ka thënë Mustafa për televizionin publik RTK.
Deri tani kandidaturën për ta marrë timonin e LDK\'së e ka bërë publike edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu.
Kurse, kryetari i Gjilanit Lutfi Hazri dhe deputetja Vjosa Osmani janë duke u matur ende për këtë çështje. Ata ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje përfundimtare për kandidaturën.