16 Janar 2025

Mustafa diskuton reformen zgjedhore me partitë boshnjake e turke

Prishtinë, 15 prill - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Dr. Isa Mustafa, bisedoi me kryetarin e Partisë Demokratike Boshnjake - Koalicionit Vakat, Rasim Demiri, rreth bashkëpunimit mes dy subjekteve politike dhe rreth refomës zgjedhore.

\"Biseduam me përfaqësuesit e partive politike  boshnjake, me të cilët kemi pasur një bashkëpunim edhe më parë. Bisedum lidhur me disa çështje, si dhe për refomën zgjedhore, për mendimet dhe opininionet tona dhe të tyre. Biseduam dhe për mundësitë e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe  ato qendrore, natyrisht duke pasur të gjtha parimet edhe orientimet e tyre politike\", ka theksuar Mustafa.

Po ashtu biseduam edhe për përkrahjen e procesit të decentralizimit, i cili do të mundësonte që edhe komuniteti boshnjak edhe komunitetet e tjera të realizojnë të drejtat e tyre, sidomos në ushtrimin e pushtetit lokal.

LDK-ja angazhohet që atyre t’u mundësohen të gjitha të drejtat e barabarta, që problemet e tyre t’i zgjidhin  sa më më drejtpërdrejt në nivel të pushtetit lokal, si dhe për çështjet e tjera që jemi të preokopuar bashkarisht në Kosovë sa i përket zhvillimeve eknomike, procesit të arsimit, sidomos arsimimit të  komunitetit boshnjak”, - tha kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Ndërkaq  përfaqësuesi boshnjak Sadik Idriz tha se me kryetarin e LDK-së kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin me LDK-në, i cili daton që nga vitet ‘90 si dhe pas viteve 2000.

“Kemi pasur  një  partneritet shumë korrekt dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar edhe më tutje. Kemi biseduar edhe rreth çështjes së decetralizimit. Kemi përkrahjen e LDK-së për decentralizimin  e pushtetit lokal dhe formimin e komunës me shumicë boshnjake sipas planit të Ahtisarit, por edhe sipas ligjeve të Kosovës.\"

\"Ne jemi të sigurt se do të vazhdojmë bashkëpunimin në interes të partive dhe komunitetit boshnjak në disa komuna, si Prizren, Dragash, Pejë”, tha Sadik Idriz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)