Mustafa diskutoi zhvillimet e fundit me ambasadorët e Quint-it
Prishtinë, 26 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ambasadorët kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Kryeministri Mustafa ripërsëriti përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të proceseve, për ruajtjen e stabilitetit në vend si dhe për përmbushjen e prioriteteve të Qeverisë.
Kryeministri Isa Mustafa po ashtu falënderoi ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Qeverisë në fuqizimin e proceseve në Republikën e Kosovës.