Mustafa dhe Vuçiq biseduan me telefon
Prishtinë, 7 janar - Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot me telefon me kryeministrin e Kosovës, Isa Musatafa, për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, ka njoftiuar qeveria e Serbisë.
Të dy kryeministrat kanë biseduar edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
Mëtutje në kumtesë theksohet se Aleksandar Vuçiq ka ofruar ndihmën e qeverisë së Serbisë për kapërcimin e pasojave të vërshimeve, që i kanë goditur disa komuna në Kosovë.