Mustafa dhe liderët e Luginës zotohen për bashkëpunim
Prishtinë, 17 maj - Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, takoi sot përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Riza Halimi, Kryetar i PVD-së, Galip Beqiri, Kryetar i KNSH-së, Rahmi Zylfiu, Kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar, Shaip Kamberi (PVD) dhe Nehat Hyseni (PVD).
Kryetari Mustafa dhe delegacioni nga Lugina e Preshëvës biseduan për problemet e Shqiptarëve në Luginën e Preshëvës, trajtuan interesat e përbashkëta dhe u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim më të mirë e më të fuqishëm në të ardhmen.