02 Maj 2024

Mustafa dhe Hamiti në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

Prishtinë, 6 dhjetor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, dhe nënkryetari Sabri Hamiti, kanë udhëtuar sot për në Bruksel, ku, me ftesë të Kryetarit të Partive Popullore Evropiane (EPP), Wilfried Martens, do të marrin pjesë në Kongresin e Unionit të këtyre partive.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë kërkesë zyrtare për t’u bërë anëtare e familjes së madhe të Partive Popullore Evropiane dhe është në rrugë të mirë që këtë synim të sajin ta realizojë me sukses.

Për më tepër, LDK-ja përherë ka mbajtur relacione të ngushta me këto parti, nga të cilat ka pasur përkrahje të plotë në veprimtarinë e saj politike. Kohë më parë, vetë Kryetari Wilfried Martens (ish-Kryeministër i Belgjikës), në në takim me drejtuesit e LDK-së, ka pohuar mbështetjen e tij të parezervë për anëtarësimin e LDK-së në Unionin e Partive Popullore Evropiane.

Do theksuar se 17 vende të Bashkimit Evropian kanë president ose kryeministra që u takojnë Partive Evropian Popullore, ndikimi i të cilëve në skenën politike evropianë është shumë i rëndësishëm.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)