15 Janar 2025

Mustafa: Deklarata e 2 Korrikut, akt historik

Prishtinë, 2 korrik - Kryeministri Isa Mustafa konsideron se shpallja e Deklaratës Kushtetuese më 2 Korrik 1990 është një prej akteve më të rëndësishme juridike, politike e historike në udhën e Kosovës drejt Pavarësisë.

\"Pa protagonizëm e garë politike, delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, përkundër kërcënimeve të drejtpërdrejta të pushtuesit serb, shpallën Deklaratën Kushtetuese duke e vënë një gur të madh në ndërtimin e shtetit të Kosovës\", shkruan Mustafa në një postim në llogarinë  e tij në Facebook.

Sipas tij, ky hap riafirmoi vizionin dhe vendosmërinë e pathyeshme të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, të cilat u realizuan falë lidershipit brilant të presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe luftës çlirimtare të nisur nga komandanti legjendar, Adem Jashari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)