Mustafa: Dallga e retorikës serbe karshi Kosovës do të kalojë
Prishtinë, 18 prill - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se këto ditë kemi qenë dëshmitarë të intensifikimit të skemave të retorikës nacionaliste të Serbisë karshi Kosovës.
\"Asgjë e re. Për fatin e tyre të keq, thjeshtë dhe vetëm retorikë boshe. Sepse, Kosova, kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë e Serbisë. Ajo është e qytetarëve të saj të lirë, të pavarur e sovranë. Që fatin e tyre e kanë lidhur me vlerat europiane perëndimore\", ka shkruar Mustafa në Facebook.
Sipas tij vlera që nuk pranojnë hegjemoninë. Por, vlera që promovojnë diversitetin.
\"Dallga e retorikës serbe karshi Kosovës do të kalojë. Qytetarët kosovarë të përkatësisë etnike serbe do ta kuptojnë se qëllimi i vërtetë i asaj retorike është gara e politikanëve të Serbisë për të përfituar sa më shumë vota prej tyre. E kur ti marrin votat e tyre, ata do të detyrohen tu thonë serbëve kosovarë se zgjidhjet për problemet e tyre duhet ti kërkojnë në Prishtinë. Sepse ky do të jetë epilogu. Edhe i dialogut të Brukselit. Edhe i dialogut për përafrimin e Kosovës, por edhe Serbisë në Bashkimin Evropian\", ka theksuar ai.
Unë drejtoj një qeveri demokratike të një vendi demokratik. Qeveria që unë drejtoj nuk i pengon qytetarët e saj të shprehin vullnetin e tyre. Qoftë edhe duke hedhur vota për zgjedhjet e Serbisë nëpër qendrat grumbulluese të cilat do ti menaxhoj OSBE. Përkundrazi. Ne do tua mundësojmë atyre ta shprehin atë vullnet. Por, pandërprerë, do tu japim argumente atyre se e ardhmja e tyre nuk është retorika nacionaliste boshe. Mitet e rreme. Por, është jetesa në Kosovë, me fqinjët e tyre, me rregullat e shtetit të Kosovës, që janë rregulla evropiane të një vendi demokratik.
\"Jam i bindur se edhe ata vet, shumë shpejt do të binden për këtë. Dhe do të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre të mos humbasin kohën duke shoqëruar mbledhësit e votave, por të punojnë fort aty ku janë dërguar, në Qeveri e në institucionet tjera të Republikës së Kosovës, për një të ardhme më të mirë për ta\", ka theksuar ao.