Mustafa daljen nga koalicioni e konsideron jo të duhur
Prishtinë, 18 tetor - Njeriu më i votuar i LDK-së në zgjedhjet e fundit Isa Mustafa tha se dalja nga koalicioni i LDK-së në këtë kohë është jo i duhur.
Nuk ka qenë koha dhe momenti i duhur për dalje nga koalicioni, tha shkurt Mustafa gjatë një takimi që është duke e zhvilluar LDK-ja në selinë qendrore me të gjithë anëtarët.