Mustafa: Çdo Bajram po e kremtojmë në një gjendje më të mirë

Prishtinë, 12 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Festës së Kurban Bajramit.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministrat Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Haki Demolli, Arban Abrashi, kryeministri Mustafa u ka përcjell drejtuesve të Bashkësisë Islame urimet më të përzemërta për këtë festë të rëndësishme.
"Sot, ne festojmë një ditë që e mendojmë si ditë të sakrificës, si ditë të vetëmohimit, si ditë të përkushtimit, të solidaritetit, e cila përfaqëson vlerat për të cilat kemi nevojë ne në Kosovë dhe të gjithë shqiptarët, që ti kultivojmë ndërmjet veti, ti kultivojmë edhe me të tjerët.\"
\"Ne vlerësojmë lartë sjelljen e njerëzve, vlerësojmë lartë rolin e Bashkësisë Islame në edukimin, por edhe në përkrahjen e të gjitha proceseve progresive të cilat po i zhvillojmë dhe dëshirojmë ti zhvillojmë në Kosovë.\"
"Unë jam i lumtur që çdo Bajram po e kremtojmë në një gjendje më të mirë edhe shpirtërore edhe ekonomike dhe dëshiroj që të punojmë bashkërisht në mënyrë që njerëzit të ndihen mirë, dhe që bashkërisht ti qojmë këto procese përpara, tha kryeministri Mustafa, duke iu uruar të gjithë myslimanëve Festën e Kurban Bajramit.