22 Janar 2025

Mustafa: Barrikada në urën mbi lumin Ibër do të hiqet që sot

Prishtinë, 15 tetor - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një postim në Facebook ka konfirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropianë për Kosovën.

Mustafa ka thënë se Kosova ka mbështetjen e e BE-së dhe dhe SHBA-së, për “fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë,” të Kosovës.

“Ne po punojmë pareshtur për ta bërë Kosovën anëtare të UNESCO-s dhe jemi të sigurt se këtë do ta arrijmë brenda pak ditësh. Brenda pak javësh, Kosova do ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Për një periudhë të shkurtër ne do të përmbyllim detyrat tona dhe do ta marrim datën e Liberalizimit të Vizave.\"

Mustafa ka konfirmuar se barrikada në urën mbi lumin Ibër, do të hiqet që sot \"me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ashtu siç është paraparë, ajo do të shndërrohet në urë që lidh e jo më që ndanë qytetin e Mitrovicës.”

Kryeministri Mustafa ka shkruar se Kosovës në këtë fazë i duhet unitet nacional dhe stabilitet politik.

“Nga aktet e dhunës në institucione, ndaj institucioneve të shtetit, institucioneve të pavarura dhe ndaj përfaqësuesve legjitimë të qytetarëve të Kosovës, ne duhet të kthehemi kah debati i bazuar në rregullat demokratike dhe brenda institucioneve përfaqësuese.”

“Konform atij vullneti, ne duhet të sillemi në institucionet e shtetit. Debat në Kuvend në vend të bllokadës. Argumente në vend të akuzave. Vizion për të ardhmen e jo kthim prapa. Kosova ka institucione me legjitimitet qytetar dhe të njohur e mbështetur ndërkombëtarisht. Kosova duhet dhe do të ecë përpara, “ ka shkrua Mustafa në profilin e tij, në Facebook.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)