22 Janar 2025

Mustafa: Austria, simbol i përkrahjes për shtetin e Kosovës

Prishtinë, 29 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të enjten në takim Presidentin e Republikës së Austrisë, Heinz Fischer.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Austria ka dhënë për Kosovën, në të gjitha fazat.

Duke folur për mbështetjen që Austria ka dhënë para pavarësisë dhe deri në ditët e sotme, kryeministri Mustafa tha se me kontributin që ka dhënë për Kosovën, Austria është bërë pjesë e pandashme e sukseseve dhe simbol i përkrahjes për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer, u shpreh i lumtur për vizitën, duke vlerësuar të arriturat në Kosovë.

Duke përgëzuar kryeministrin Mustafa për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, presidenti Fischer tha se tani Kosovën e presin punë të rëndësishme, në proceset integruese evropiane.

Me këtë rast, presidenti Fischer shprehu përkrahjen e Austrisë për rrugën eurointegruese të Kosovës, si dhe proceset tjera ndërkombëtare, siç është edhe anëtarësimi në UNESCO.

Presidenti Heinz Fischer theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu shprehu përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Austrinë, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik.

“Ne i kemi dhënë prioritet tërësor zhvillimit ekonomik në Kosovë. Në shtator kanë hyrë në fuqi reformat substanciale fiskale që kemi bërë, si dhe jemi duke punuar intensivisht për përgatitjen e Ligjit për Investime Strategjike, i cili do t’i lehtësoj investimet e huaja në Republikën e Kosovës.  Po ashtu, po i trajtojmë me prioritet të veçantë zhvillimin e bujqësisë dhe energjetikës, të cilat janë sektorë vital për zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Heinz Fischer, kanë biseduar edhe për proceset tjera në Kosovë që lidhen me zhvillimin ekonomik, stabilitetin politik, marrëdhëniet fqinjësore në rajon, si dhe zhvillimet tjera të rëndësishme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)