Musmarati: Thaci kurrë s'ka thënë se tërhiqet
Prishtinë, 3 dhjetor - Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmarati është shprehur se Hashim Thaci kurrë nuk ka thënë se do të tërhiqet nga asnjë pozitë dhe se brenda pak ditësh do të nënshkruhet marrëveshja me LDK-në.
I pyetur se a do të tërhiqet Thaci nga posti i kryeministrit, ai është kundërpërgjigjur se Thaci kurrë nuk ka thënë se do të ikë nga ndonjë pozitë.
\"Marrëveshja do të merret vesh shumë shpejt\", tha Musmarati.
Ndërkaq, Hashim Thaci ka udhëtuar për në Nju Jork ku pritet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.