Musliu: Prishtina ti tregoj muskujt
Prishtinë, 5 janar - Jonuz Musliu, lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Luginën e Preshevës, ka thënë se shqiptarët nuk do të lejojnë të lejojmë të nëpërkëmben as ideali i dëshmorëve, as pllaka përkujtimore e as simbolet kombëtare.
Nuk e di se pse ua vret syrin zyrtarëve të Beogradit ajo përmendore, e cila nuk është vendosur në qendër të Preshevës për ta provokuar askënd. Jo vetëm ne, por çdokush i respekton dëshmorët.
Besoj se nuk do të vije deri të prishja e pllakës kushtuar dëshmorëve, por deri te zgjidhja e çështjes shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, ka thënë Musliu për Epokën e Re.
Ai ka kërkuar nga Prishtina ti tregoj muskujt në zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.