23 Janar 2025

Musliu: Nesër, po shkojmë në Beograd

Prishtinë, 23 prill -  Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, nesër (e premte) do të udhëtojë për në Beograd për të marrë pjesë në forumin e organizuar nga Council for Inclusive Govermance (CIG) me temën: “Parlamentet e Kosovës dhe Serbisë, dhe normalizimi i marrëdhënieve”.

Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu. “Delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të marrë pjesë të shtunën në konferencën e organizuar nga CIG me temën: ‘Bashkëpunimi parlamentar në mes të Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Musliu.

Pjesë e këtij delegacioni përpos deputetes Musliu do të jenë edhe deputetët:  Blerta Deliu-Kodra, Besim Beqaj, Agim Aliu, Ilir Deda, Puhie Demaku, Sadri Ferati, Lirije Kajtazi, Donika Kadaj-Bujupi, Margarita Kadriu, Bardhyl Metaj, Teuta Sahtaqija, Blerim Shala.

Deputetja Ganimete Musliu mandatin e kaluar ka vizituar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)