Musliu: Lugina e Preshevës kërkon bashkim me Kosovën
Preshevë, 9 mars - Në seancën e jashtëzakonshme vendore të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, nuk u vendos asgjë, veçse u miratua rregullorja re duke zgjedhur kryesine re.
Kështu tha Jonuz Musliu, kryetar i LPD-së, sipas të cilit Lugina e Preshevës kërkon bashkim me Kosovën.
Musliu ka pohuar se fati i shqiptarëve të Preshevës nuk është në duart e manovrimeve serbe në Kosovë.
Përpara atij të ashtuquajturi asociacion i komunave serbe në Kosovë, ne kemi pasur dhe e kemi platformë politike të vitit 2006 dhe Kuvendin e Këshilltarëve shqiptare të tri komunave.
Siç thashë, nuk pati asgjë konkrete nga seanca e sotme mes vendorëve, përveç atyre kërkesave tashmë të njohura, të cilat i përsëritëm edhe sot për tia dërguar sërish OSBE-së, Beogradit dhe Trupit Koordinues, tha Musliu për Presheva Jonë .
Lugina e Preshevës ka qëndrime të qarta, kërkon bashkim me shtetin amë Kosovën, për çka u luftua dhe u puna në ketë drejtim, përfundoi ai.