23 Janar 2025

Muslimanët në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin

Prishtinë, 17 korrik - Muslimanët në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Si në shumë vende të botës,  edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni sot festohet dita e Fitër Bajramit.

Kjo festë e shejntë për myslimanët vjen pas muajit të Ramazanit, një prej pesë shtyllave të Islamit, ku besimtarët agjëruan, duke ju përkushtuar më shumë adhurimit dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit të tyre, Zotit.
 
Pas një muaj agjërimi të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë në gjithë territorin e Kosovës kanë nisur kremtimet për festën e Fitër Bajramit, duke mbajtur manifestimin qendror në Prishtinë në Xhaminë e Madhe, me ç’rast besimtarëve islam u është drejtuar myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, duke dhënë porosinë për të gjithë njerëzit që të bashkëveprojnë drejt ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë dhe të vazhdojnë me kultivimin e tolerancës, dashurisë ndërnjerëzore e humanitetit.

Myftiu Tërnava tha se festa e Fitër Bajramit është e një rëndësie të veçantë për besimtarët që kanë agjëruar muajin e Ramazani dhe që kanë shprehur përkushtim ndaj Krijuesit të gjithësisë, ndërsa bëri thirrje për vazhdimin e shkëmbimit të mesazheve të mira mes njerëzve.

Festa e Fitër Bajramit është e një rëndësia të veçantë për besimtarin që ka agjëruar muajin e Ramazanit. Vjen pas një muajit të tërë adhurimi dhe përkushtimi ndaj Zotit krijues. Sot të mbledhur kështu nëpër xhami e sheshe presim shpërblimet e Allahut, presim kënaqësinë e Tij dhe kërkojmë atë, lutemi për mëshirë e falje, për vetën tonë, familjet tona dhe popujt mbarë, ngase kemi kryer edhe agjërimin, i cili numërohet një nga shtyllat e fesë islame”, ka thënë ai.

Në këtë rast, myftiu u ka rikujtuar besimtarëve që kanë obligim që krahas kryerjes së riteve fetare, gjatë jetës gjithnjë të respektojnë farefisin, rrethin, vendin dhe të kenë një përkushtim të veçantë ndaj personave me nevojë.

Ai ka dhënë porosi për të gjithë besimtarët që sikurse që kanë kryer agjërimin si obligim ndaj Zotit edhe me tutje të vazhdojnë me vepra të mira dhe asnjëherë të mos qëndrojnë indiferent ndaj padrejtësive, por të vazhdojnë gjatë tërë vitit me vepra të mira dhe kryerjen e detyrimeve ndaj fesë.

“Të nderuar besimtarë, ne edhe pse po ndahemi sot nga muaji i mëshirës dhe ibadetit, nga muaji i Ramazanit të bekuar, kjo nuk do të thotë se po lirohemi edhe nga detyrimet e fesë. Ne në ditët që vijnë assesi nuk guxojmë t’i lemë pas dore namazin e ibadetet tjera, veçse praktikën që e kemi realizuar gjatë Ramazanit duhet ta vazhdojnë gjatë tërë vitit. Nuk bënë të lëmë adhurimin dhe sevapet e fituara dhe t’u kthehemi mëkateve dhe gjërave të ndaluara. Dijeni se adhurimi me pabesi i ngjan një ndërtese pa themele, kurse besimi pa adhurim i ngjan një fare të thatë e të pajetë”, është shprehur Tërrnava.

Myftiu Tërrnava tha se shoqëria jonë si asnjëherë më parë ka nevojë dhe duhet të kultivojë vlerat e mirëfillta ku nëpërmjet një bashkëveprimi të gjerë shoqërorë jo vetëm nëpërmjet fjalëve, por edhe nëpërmjet veprave të ndihmojë në kultivimin e tolerancës, dashurisë ndërnjerëzore e humanitetit.

“Vëllezër të nderuar, në këtë ditë të veçantë dhe momente festive kështu të gëzuar duke kërkuar falje e mëshirë nga i madhi Zot që në asnjë moment të mos harrojnë begatitë e Allahut krijuar për një mirëqenie përgjithshme në mbarë botën. Ju bëj thirrje që të punoni për një të ardhme sa më të mirë të vendit tonë, që në mesin tonë të mbretëroj harmonia e solidariteti, që janë virtyte të vetnatyrshmërisë së njeriut në islam. Urime festa e Fitër Bajramit”, ka thënë myftiun Tërnava.

Pas një muaj të agjërimit në Ramazan, myslimanët e kryejnë ritin e faljes së namazit të Fitër Bajramit dhe mandej sipas fesë duhet të ndihmojnë familjarët e tyre dhe personat që kanë nevojë. Pra kjo festë, sikurse edhe tjerat reflekton veçoritë më të mira njerëzore e fetare që bazohen në moral, mëshirë, dhembshuri, drejtësi, ndershmëri, falje përkushtim, sakrificë e durim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)