18 Maj 2024

Muslimanët e Kosovës sot festojnë Kurban Bajramin

Prishtinë, 26 tetor - Sot besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë festën e Kurban Bajramit, e cila është një nga festat më të rëndësishme të besimit Islam.

Përgëzime dhe urime për festën e Kurban Bajramit erdhën të enjtjen nga liderët shtetërorë dhe nga kryetarët e partive politike.

Në urimin e kryeministrit Hashim Thaci thuhet se Festa e Kurban Bajramit e gjen Kosovën në rrugën e sigurt drejt implementimit të axhendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO,  zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së mirëqënies për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim feje dhe etnie, ku respektimi i të drejtave dhe lirive njerëzore janë kushte themelore të demokracisë së shtetit tonë të ri.

Sipas traditës, festa filloi me faljen e namazit të Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë dhe objektet e tjera fetare.

Me Kurban Bajramin mbaron dhe haxhi, që është kushti i pestë i Islamit, me të cilin dëshmohet solidariteti dhe mirëqenia. Në këtë ditë të shënuar të kalendarit mysliman theren kurbanë, që simbolizon sakrificën për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të madh konsiston në dy momente; e para është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit. Familja që e ther mund të mbajë aq mish sa i duhet dhe pjesën tjetër duhet ta ndajë me familjet e varfra.

Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet. Në çdo familje myslimane gatuhen gjëra të ëmbla të cilat duhet t\'u serviren dhe miqve. Ndërkohë të gjithë besimtarët si dhe shtëpitë e tyre duhet të stolisen sa më mirë të jetë e mundur.

Besimtarët flijojnë në orët e para të mëngjesit qindra qengja dhe desh për të evokuar ngjarjen e shenjtë, ku zë fill kjo festë, ndër më të rëndësishmet për fenë myslimane.

Festa e Kurban Bajramit duket se e ka ndarë Kosovën dhe Shqipërinë.

Besimtarët e Shqipërisë festuan Bajramin me 25 tetor, ndërsa të Kosovës më datë 26 tetor.

Shkak i këtyre dy datave duket se është bërë nga njëra anë Tirana, e cila e ka vendosur datën sipas kalendarit hënor, ndërsa Prishtina ka marrë për bazë ditën e Arafatit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)